Deklarata përfundimtare e Kongresit Botëror të Ehli Bejtit (as)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83799-deklarata_përfundimtare_e_kongresit_botëror_të_ehli_bejtit_(as)
Pjesëmarrësit në Kongresin Botëror të Ehli Bejtit (as) sot (e marte) në deklaratën përfundimtare, e konsideruan Kur'anin dhe Ehli Bejtin si mënyrën e vetme për të shmangur devijimet.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2018 19:53 Europe/Tirane
  • Deklarata përfundimtare e Kongresit Botëror të Ehli Bejtit (as)

Pjesëmarrësit në Kongresin Botëror të Ehli Bejtit (as) sot (e marte) në deklaratën përfundimtare, e konsideruan Kur'anin dhe Ehli Bejtin si mënyrën e vetme për të shmangur devijimet.

Ali Akbar Velajati, sekretari i përgjithshëm i Asamblesë së Zgjimit Islamik në ceremoninë e mbylljes së këtij kongresi në Teheran, duke theksuar nevojën për të eliminuar ndarjet dhe dallimet në shoqërinë islame, tha: Për të shmangur gabimet, duhet të shmangni devijimet e tilla si sunitët amerikanë dhe shiitët britanikë që janë krijuar në botën islame duke synuar largimin nga rruga hyjnore dhe ajo e dashurisë për Ehli Bejtin (as). Velajti ka shtuar: Vendet që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut si Amerika dhe disa vende evropiane, kanë heshtur përballë shtypjeve që po ndodhin në disa vende myslimane si Jemen, Palestinë dhe Siri, ndërsa theksojnë se deri në kohën kur dollarët e disa vendeve arabe për Amerikën dhe Perëndimin janë në dispozicion, ata do të mbështesin luftën në Jemen. Takimi i Këshillit Qendror të Kongresit Botërore të Ehli Bejtit (as) me praninë e figurave të shquara botërore nga të gjitha medhhebet islamike si ato shiite po ashtu edhe sunite, filloi punimet të hënën në Teheran, kurse sot ka përfunduar me nxjerrjen e një deklarate përfundimtare.