Ministri i jashtëm i Iranit bisedon me kryeministrin e Katarit në Doha
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe kryeministri i Katarit gjatë një takimi të zhvilluar në Doha, kanë biseduar për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale, për sigurinë dhe për stabilitetin rajon.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit i cili po qëndron për një vizitë në Doha të Katarit, sot para dite është takuar dhe ka biseduar me Abdullah bin Naser Ale Thani, kryeministrin e Katarit.
Zgjerimi dhe thellimi i marrëdhënieve bilaterale, siguria dhe stabiliteti rajonal si dhe deklarimi i mbështetjes ndaj progresit të shënuar në negociatat për paqe në Jemen, ishin prej temave kryesore të bisedimeve mes ministrit të jashtëm të Iranit dhe kryeministrit të Katarit.
Z. Zari gjatë vizitë në Katar do të marrë pjesë dhe do të majë fjalim edhe në takimin ndërkombëtar Doha Forum 2018.