Irani dënon sulmin terrorist kundër Ministrisë së Jashtme të Libisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84227-irani_dënon_sulmin_terrorist_kundër_ministrisë_së_jashtme_të_libisë
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër sulmin terrorist të kryer kundër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë në Tripoli.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2018 11:08 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist kundër Ministrisë së Jashtme të Libisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dënoi ashpër sulmin terrorist të kryer kundër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë në Tripoli.

Si pasojë e këtij sulmi të kryer nga grupi terrorist ISIS ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Libisë, janë vrarë 3 persona dhe janë plagosur 9 të tjerë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të mërkurën duke shprehur solidaritet me të afërmit e viktimave të këtij sulmit terrorist në Libi, deklaroi: "Populli i Libisë me unitet, përpjekje dhe vullnet kombëtar të tij, mund të ngadhënjejë ndaj elementëve të mbetur terrorist".

Kasemi në fund u shpreh optimist se në një të ardhme sa më të afërt, bota do të jetë dëshmitare e vendosjes së sigurisë dhe stabilitetit të plotë në Libi.