Mesazhi i familjarëve të martirëve të terrorit drejtuar Papës
Familjarët e martirëve të terrorit në Iran, në një mesazh drejtuar Papa Francis, lideri i katolikëve të botës, kanë uruar atë për krishtlindjen dhe për vitin e ri.
Në mesazhin e familjarëve të martirëve të terrorit në Iran drejtuar papa Francis thuhet: Përvjetori i lindjes së hazretit Isa (as) është një mundësi më shumë për të realizuar aspiratat e tij profeti të madh që është dashuri për njeriun, mbështetja ndaj të përvuajturve dhe përballja me injorancën, dhunën dhe padrejtësinë. Familjarët e martirëve të terrorit në Iran, në një pjesë tjetër të mesazhit të tyre drejtuar papës kanë thënë: Poseduesit e pushtetit, me vandalizma, krie dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm në vend të paqes kanë sjellë zi, urrejtje dhe tmerr. Terroristët vazhdojnë të përhapen, në kohën kur dhuna dhe radikalizmi nuk ka aspak lidhje me fenë. Familjarët e martirëve të terrorit në Iran, gjithashtu si Papa Francis janë të mendimit se terrorizmi është një rrymë radikale që nuk ka lidhje me fenë dhe që përdoret si një mjet për të dëmtuar fenë.