Deklaratë nga Ushtria iraniane me rastin e Epopesë së 9 Dej-it
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84294-deklaratë_nga_ushtria_iraniane_me_rastin_e_epopesë_së_9_dej_it
Ushtria e RII në një deklaratë me rastin e Epopesë së 9 Dej-it 1388, tha se populli iranian i dha armiqve një mësim të madh në këtë ditë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 28, 2018 15:45 Europe/Tirane
  • Deklaratë nga Ushtria iraniane me rastin e Epopesë së 9 Dej-it

Ushtria e RII në një deklaratë me rastin e Epopesë së 9 Dej-it 1388, tha se populli iranian i dha armiqve një mësim të madh në këtë ditë.

9 Deji i vitit 1388 kujton marshin protestues të miliona qytetarëve iranianë të cilët deklaruan distancimin e tyre nga trazirat dhe nga autorët e tyre të cilët me pretekst të falsifikimit të votave në zgjedhjet e dhjeta presidenciale të Iranit, u munduan të krijojnë përçarje dhe trazira. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ushtria e Republikës Islamike të Iranit në deklaratën e saj ka thënë: “Epopeja e  9 Dej-it padyshim se është një prej lëvizjeve më të mëdha dhe me ndikim më të qëndrueshëm pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në të cilën populli i Iranit me vigjilencë dhe vetëdije të plotë, deklaroi distancimin dhe urrejtjen e vet ndaj armiqve të brendshëm dhe të jashtëm si dhe ndaj faktorëve të përçarjes dhe trazirave”.