Irani dënon sulmin terrorist në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84315-irani_dënon_sulmin_terrorist_në_egjipt
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka dënuar ashpër vrasjen dhe plagosjen e disa turistëve të huaj në Egjipt si pasojë e një sulmi terrorist në këtë vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 29, 2018 15:58 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist në Egjipt

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka dënuar ashpër vrasjen dhe plagosjen e disa turistëve të huaj në Egjipt si pasojë e një sulmi terrorist në këtë vend.

Zyra e informimit të Ministrisë së Jashtme të Iranit bëri të ditur se Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, të shtunën deklaroi se sulmi ndaj grave dhe burrave të pafajshëm të cilët shkojnë në vendet e tjera për qëllime turistike, është një veprim çnjerëzor dhe i dënuar nga çdo aspekt, prandaj qeveria dhe populli iranian solidarizohet me qeverinë dhe popullin e Vietnamit dhe familjet e viktimave të këtij akti çnjerëzor.

Nga shpërthimi i një bombe të vendosur në rrugën nga kalonte një autobus me turist të huaj në afërsi të Kajros në Egjipt, janë vrarë dy persona dhe janë plagosur 12 të tjerë. Shpërthimi ndodhi të premten pasdite pranë zonës antike të piramidave.