Prania amerikane në Gjirin Persik shkakton vetëm pasiguri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84363-prania_amerikane_në_gjirin_persik_shkakton_vetëm_pasiguri
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit gjeneralmajor Muhamed Bakeri deklaroi se Shtetet e Bashkuara vetëm po nxisin pasiguri në Gjirin Persik përmes pranisë së tyre në këtë rajon strategjik.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 30, 2018 17:02 Europe/Tirane
  • Prania amerikane në Gjirin Persik shkakton vetëm pasiguri

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit gjeneralmajor Muhamed Bakeri deklaroi se Shtetet e Bashkuara vetëm po nxisin pasiguri në Gjirin Persik përmes pranisë së tyre në këtë rajon strategjik.

Shefi ushtarak i Iranit vuri në dukje se kudo që ata kishin një prani ushtarake, amerikanët gjithmonë kanë mbjellë pasiguri, dhe shtoi: "Tërheqja e tyre nga Siria dhe pjesë të tjera të rajonit me siguri do të çojë në rritjen e sigurisë dhe paqes". "Largimi i  SHBA nga Siria ishte tërheqja poshtëruese e një vendi që ishte i pranishëm atje pa pëlqimin dhe ftesën e popullit sirian dhe qeverisë legjitime të Sirisë", tha gjeneralmajor Bakeri. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit theksoi se vendet e Gjirit Persik janë të afta të garantojnë sigurinë e tyre dhe prania e SHBA në rajon nuk ka rezultat tjetër, veçse krijimin e pasigurisë.