Prania amerikane në Gjirin Persik shkakton vetëm pasiguri
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit gjeneralmajor Muhamed Bakeri deklaroi se Shtetet e Bashkuara vetëm po nxisin pasiguri në Gjirin Persik përmes pranisë së tyre në këtë rajon strategjik.
Shefi ushtarak i Iranit vuri në dukje se kudo që ata kishin një prani ushtarake, amerikanët gjithmonë kanë mbjellë pasiguri, dhe shtoi: "Tërheqja e tyre nga Siria dhe pjesë të tjera të rajonit me siguri do të çojë në rritjen e sigurisë dhe paqes". "Largimi i SHBA nga Siria ishte tërheqja poshtëruese e një vendi që ishte i pranishëm atje pa pëlqimin dhe ftesën e popullit sirian dhe qeverisë legjitime të Sirisë", tha gjeneralmajor Bakeri. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit theksoi se vendet e Gjirit Persik janë të afta të garantojnë sigurinë e tyre dhe prania e SHBA në rajon nuk ka rezultat tjetër, veçse krijimin e pasigurisë.