Janar 02, 2019 09:52 Europe/Tirane
  • Zarif reagon ndaj daljes qesharake të Amerikës dhe Izraelit nga UNESCO

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj tërheqjes së Amerikës dhe Izraelit nga shumë marrëveshje dhe organizata ndërkombëtare mes tyre UNESCO deklaroi: Trump dhe vartësit e tij, ndoshta duan të dalin edhe nga rruzulli tokësor.

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit pasi ka numëruar disa nga vendimet e Donald Trump për daljen nga marrëveshjet ndërkombëtare si marrëveshja bërthamore, NEFTA, TPP, Traktati i Parisit, ka parashtruar pyetjen “ Ka mbetur gjë tjetër për tërheqjen dhe daljen e Amerikës? Ndoshta dalja nga rruzulli tokësor? Amerika dhe regjimi sionist prej 1 janarit 2019, zyrtarisht janë tërhequr nga UNESCO. Departamenti amerikan i shtetit me pretekstin se UNESCO ndjek një veprimtari anti-izraelite, shpalli tërheqjen e Amerikës nga kjo organizatë. Më herët Amerika ka ndërprerë ndihmat e saj financiare për UNESCO-n në vitin 2011 menjëherë pas anëtarësimit të Palestinës në këtë organizatë. UNESCO në vitin 2017 ka nxjerrë një rezolutë ku thotë se Izraeli nuk ka asnjë lloj sovraniteti mbi Kodsin, qytet i cili prej vitit 1967 njihet si qytet i pushtuar nga Izraeli.

Tags