Presidenti i Republikës Islamike të Iranit thekson rëndësinë e unitetit të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84418-presidenti_i_republikës_islamike_të_iranit_thekson_rëndësinë_e_unitetit_të_palestinës
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka vënë në dukje se e vetmja mënyrë për realizimin e aspiratave të kombit të përvuajtur palestinez është ruajtja e unitetit në përballjen me regjimin pushtues izraelit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 02, 2019 06:22 Europe/Tirane
  • Presidenti i Republikës Islamike të Iranit thekson rëndësinë e unitetit të Palestinës

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka vënë në dukje se e vetmja mënyrë për realizimin e aspiratave të kombit të përvuajtur palestinez është ruajtja e unitetit në përballjen me regjimin pushtues izraelit.

Ditën e martë në një takim me Ziad Nakhale, sekretarin e përgjithshëm të Xhihadit Islamik, presidenti Hasan Ruhani përkujtoi qëndresën 70 vjeçare të popullit palestinez përballë agresorëve, dhunuesve dhe shtypësve sionistë dhe tha: Të gjitha myslimanët duhet të mbështesin kombin palestinez që ky popullit të arrijë realizimin e të drejtave të tij, kthimin e të shpërngulurve dhe krijimin e një shteti të pavarur me kryeqytet Kodsin e shenjtë. Presidenti Ruhani theksoi rëndësinë e unitetit mes palestinezëve dhe tha: Me padyshim një nga rrugët e arritjes së fitores është uniteti i të gjithë popullit palestinez përballë regjimit sionist. nga ana e tij Ziad Nakhale ka theksuar se organizimi dhe vazhdimi i protestave për të drejtën e kthimit për të 40-tën javë me radhë tregon besimin e lartë të popullit palestinez ndaj Rezistencës. me Ziad Nakhale ndër të tjera ka theksuar: "Pjesëmarrja e gjerë e popullit palestinez në protestën e kthimit tregon vendosmërinë dhe vullnetin e fuqishëm dhe të palëkundur të popullit palestinez për të vazhduar luftën e vet deri në arritjen e lirisë". Sekretari i përgjithshëm i Xhihadit Islamik gjithashtu tha se forcat e rezistencës kanë kapacitetin e duhur për të mbështetur popullin palestinez dhe posedojnë gatishmërinë e plotë për t'u përballur me veprimet armiqësore dhe terroriste të regjimit sionist.