Zarif: Mendimi superior në botë sot e ka humbur rëndësinë
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se mendimi për superioritet në botën e sotshme ka humbur rëndësinë e vet, për arsye se tani mjetet për të arritur në fuqi nuk janë të monopolizuar.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të enjten në Mashhad në verilindje të Iranit, vuri në dukje zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme dhe tha: “Dy vite pas themelimit të konferencës së Astanasë për vendosjen e armëpushimit në Siri nga ana e Iranit, Turqisë dhe Rusisë, marrëveshjet e arritura në këtë konferencë kanë rezultuar me reduktimin e tensioneve në Siri”.
Ministri i punëve të jashtme të Irani në vazhdim tha se rezistenca për ta thyer agresionin është e domosdoshme dhe e pashmangshme ndërsa shtoi: “Kur regjimi sionist po kryhen agresion ndaj Libanit dhe Rripit të Gazës ose kur regjimi i ish-diktatorit irakian Sadam Husejn e sulmon Iranin, është rezistenca e popullit ajo mund të dëbojë agresorët nga vendi”.
Zarif bazën e fuqisë në Republikën Islamike të Iranit e konsideroi popullin dhe shtoi: “Krenaria më e madhe e Republikës Islamike të Iranit është kjo që asnjë vend nuk mund të pretendojë se mbështet dhe ndihmon Iranin”.
Shefi i diplomacisë iraniane shtoi: “Pavarësia, siguria, progresi industrial, ekonomia, kredibiliteti dhe legjitimiteti i Republikës Islamike të Iranit; të gjitha janë faktor që burojnë nga brenda, për arsye armiqtë në 40 vitet e kaluara nuk kanë munduar të godasin Iranin”.