Anijet iraniane do të përshkojnë të gjithë rruzullin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84496-anijet_iraniane_do_të_përshkojnë_të_gjithë_rruzullin
Turaxh Hasani Mukadam, zëvendës komandant i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, njoftoi se anijet e flotës iraniane kanë marrë një mision të ri që është përshkimi rreth e rrotull të të gjithë rruzullit tokësor.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 05, 2019 04:51 Europe/Tirane
  • Anijet iraniane do të përshkojnë të gjithë rruzullin

Turaxh Hasani Mukadam, zëvendës komandant i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, njoftoi se anijet e flotës iraniane kanë marrë një mision të ri që është përshkimi rreth e rrotull të të gjithë rruzullit tokësor.

Zëvendës komandanti i marinës së Armatës së Republikës Islamike të Iranit, në një bisedë me IRNA të premten, duke argumentuar se destrojeri Sahand do të shoqërojë flotën e Iranit në një mision në Oqeanin Atlantik, shtoi se dërgimi i anijeve të Ushtrisë në Atlantik bëhet për të përfunduar urdhrin e komandantit të përgjithshëm të Forcave të armatosura dhe ka për qëllim  mbrojtjen e interesave kombëtare në ujërat e largëta, ngritjen e flamurit të Republikës Islamike të Iranit dhe neutralizimin e projektit të iranofobisë dhe sigurimin e sigurisë në linjat detare. Destrojeri Sahand është një prej anijeve më të rëndësishme dhe më të fuqishme luftarake i cili përdoret në misione të largëta nëpër oqeane dhe ndër karakteristikat e rëndësishme të këtij destrojeri mund të përmendim fuqinë e lartë manovruese në det. Ky destrojer ka kapacitet lundrimi 150 ditë në det të hapur dhe të trazuar. Sipas instituteve hulumtuese strategjike, një prej karakteristikave të fuqisë preventuese është posedimi i teknologjisë në prodhimin, ndërtimin dhe shfrytëzimin e pajisjeve ushtarake detare. Teknologji si sistemet elektronike të anijeve, ndërtimi i nëndetëseve, qëndrimi për një kohë të gjatë në det dhe destrojerë për luftën elektronike, fuqia e lëshimit të raketave komanduese, karakteristika të cilat garantojnë sigurinë e vendeve. Destrojeri Sahand është një prej anijeve më të sofistikuara dhe më të përparuara në Azinë perëndimore. Ai për herë të parë është futur në shërbim të forcave të armatosura të Iranit në dhjetor të 2018. Kjo anije shumë e fuqishme ka kapacitet tu shmanget radarëve, si dhe është në gjendje të sulmojë me silurë dhe raketa në sipërfaqe, nga sipërfaqja për në ajër, si dhe kapacitet të lartë manovrues. Siavash Xhare një prej komandantëve të forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, pasi ka përmendur pranin e fuqishme të Iranit në det të hapur ka thënë: Amerika dhe fuqitë e tjera nuk mund ta imagjinonin që një ditë marina detare e Iranit do të arrinte në ujërat e oqeanit Atlantik mirëpo sot forcat detare të Iranit gjenden në të gjitha ujërat e botës për të garantuar interesat kombëtare të Republikës Islamike të Iranit dhe për tu mbrojtur përballë kërcënimeve. Forcimi i fuqisë së Iranit në ujërat rajonale dhe ndërkombëtare arrihet në kohën kur Amerika që nga viti 2001 e deri tani ka shtuar pranin e saj ushtarake në rajon duke ndërtuar baza ushtarake me qëllim kontrollimin dhe zotërimin e  rajonit. Irani duke pasur parasysh këtë kërcënim me doktrinën e tij mbrojtëse ka hartuar programe ushtarake me karakter preventues dhe parandalues për të bllokuar dhe parandaluar çdo lloj kërcënimi. Sot janë të pakta ata vende në botë që kanë fuqi të madhe në ujërat ndërkombëtare. 4 programet e forcave detare të Iranit në 4 rrugë kryesore të botës si në veri të oqeanit indian dhe programi i fundit për prani në oqeanin atlantik, tregon fuqinë ushtarake të Iranit në det. Ajetollah Khamenei lideri suprem i revolucionit islamik njëkohësisht komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosur me rastin e ditës kombëtare të forcave detare në një takim me komandantët dhe oficerët e këtyre forcave, përshëndeti progresin e madh të bërë nga forcat detare dhe tha: Brezi aktual i forcave detare duke u mbështetur në kapacitete vendase ka arritur të prodhojë destrojerë të tillë si ai Sahand, nëndetëse Fat’h dhe destrojerë të tjerë gjë e cila shton akoma më shumë mundësinë për progres dhe zhvillim.