Ministri i jashtëm i Iranit takohet me ministren e jashtme të Indisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84659-ministri_i_jashtëm_i_iranit_takohet_me_ministren_e_jashtme_të_indisë
Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Indisë gjatë një takimi të zhvilluar në Nju Delhi të Indisë, kanë biseduar në lidhje me çështje të ndryshme bilaterale, bashkëpunime rajonale dhe ndërkombëtare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 09, 2019 14:25 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Iranit takohet me ministren e jashtme të Indisë

Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Indisë gjatë një takimi të zhvilluar në Nju Delhi të Indisë, kanë biseduar në lidhje me çështje të ndryshme bilaterale, bashkëpunime rajonale dhe ndërkombëtare.

Zyra informative e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, i cili po qëndron për një vizitë në Indi, të mërkurën në takim me Sushma Swaraj, ministrja e punëve të jashtme të Indisë, ka biseduar me homologen e tij indiane në lidhje me dimensionet e ndryshme të marrëdhënieve bilaterale duke përshfirë edhe sektorët ekonomik dhe bankar, petrokiminë, naftën dhe energjinë si dhe në lidhje me sektorin e transportit.

Çështjet ndërkombëtare dhe rajonale si marrëveshja bërthamore dhe situata në Afganistan kanë qenë gjithashtu prej temave të tjera kryesore të takimit të ministrit të punëve të jashtme të Iranit dhe ministres së jashtme të Indisë.