Irani bën thirrje për tërheqjen e shpejtë të SHBA nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84675-irani_bën_thirrje_për_tërheqjen_e_shpejtë_të_shba_nga_siria
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif të mërkurën bëri thirrje për tërheqjen e shpejtë të forcave amerikane nga Siria.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 09, 2019 15:41 Europe/Tirane
  • Irani bën thirrje për tërheqjen e shpejtë të SHBA nga Siria

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif të mërkurën bëri thirrje për tërheqjen e shpejtë të forcave amerikane nga Siria.

Do të jetë më mirë për popullin sirian, nëse amerikanët largohen nga vendi sa më shpejt që të jetë e mundur, u tha Zarif gazetarëve në margjinat e Dialogut Raisina, të mbajtur në Nju Delhi. Ministri i jashtëm iranian është në Indi për të marrë pjesë në Raisina Dialog, që është një konferencë multilaterale që mbahet çdo vit në Nju Delhi. Zarif tha se amerikanët nuk ofruan siguri për askënd. Tre javë më parë, Presidenti i SHBA Donald Trump i njoftoi botës se ai kishte vendosur të tërhiqte trupat amerikane të vendosura në Sirinë veriore. Këshilltari i presidentit Donald Trump për sigurinë kombëtare, John Bolton tha të dielën se tërheqja e 2 mijë trupave amerikane në Siri, nuk do të jetë e nxituar dhe do të kushtëzohet nga garancitë turke se nuk do të vërë në shënjestër luftëtarët kurdë që janë aleatë të forcave amerikane.