Zarif: Teherani do të vazhdojë programin e tij hapësinor
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84683-zarif_teherani_do_të_vazhdojë_programin_e_tij_hapësinor
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Teherani me gjithë paralajmërimet e Amerikës, do të vazhdojë programin e tij hapësinor dhe nuk do ta pezullojë atë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 10, 2019 04:50 Europe/Tirane
  • Zarif: Teherani do të vazhdojë programin e tij hapësinor

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka thënë se Teherani me gjithë paralajmërimet e Amerikës, do të vazhdojë programin e tij hapësinor dhe nuk do ta pezullojë atë.

Uashingtoni pretendon se programi raketor i Iranit shkel rezolutën e KS të OKB pasi Teherani posedon teknologjinë e raketave balistike. Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në kuadër të konferencës ndërkombëtare Raisina në Nju Delhi të Indisë, në një intervistë për agjencinë Reutres të lajmeve ka thënë: Irani do të vazhdojë programin e tij hapësinor pasi asnjë ligj apo dispozitë ndërkombëtare nuk e ndalon këtë program. Sa i përket marrëveshjes bërthamore, ministri Zarif tha: Tërheqja nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar në vitin 2015 është një prej opsioneve aktuale të Teheranit, mirëpo kjo nuk është i vetmi opsion në tryezë. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit. Donald Trump pas tërheqjes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, më 5 nëntor shpalli rivendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Këto sanksione kthehen për një periudhë 90-180 ditë. Faza e parë e sanksioneve kundër Iranit u zbatua në muajin gusht ndërsa faza e dytë u vu në zbatim më 5 nëntor. Kjo është në kohën kur Britania, Franca, Rusia, Kina, Gjermania dhe BE janë shprehur pro ruajtjes dhe mbështetjes së marrëveshjes bërthamore.