Sanksionet e BE-së, shmangie nga përgjegjësia
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84700-sanksionet_e_be_së_shmangie_nga_përgjegjësia
Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në organizmat e OKB-së me seli në Vjenë kritikoi sanksionet e reja nga Bashkimi Evropian kundër një entiteti dhe dy individëve iranianë si krejtësisht të papranueshëm dhe si përpjekje për të shmangur përgjegjësinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2019 16:30 Europe/Tirane
  • Sanksionet e BE-së, shmangie nga përgjegjësia

Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në organizmat e OKB-së me seli në Vjenë kritikoi sanksionet e reja nga Bashkimi Evropian kundër një entiteti dhe dy individëve iranianë si krejtësisht të papranueshëm dhe si përpjekje për të shmangur përgjegjësinë.

"Ndërsa Evropa është kthyer në një strehë të sigurt për grupin terrorist Muxhahedin-e Khalk (MEK) dhe për terroristët e tjerë që kanë vrarë mijëra civilë iranianë, Bashkimi Evropian po akuzon Iranin dhe vendos sanksione ndaj iranianëve", shkroi Kazem Gharibabadi në Twitter. Duke akuzuar një entitet iranian dhe dy shtetas për përfshirjen në komplote në Evropë, BE vendosi të martën sanksione ndaj tyre. Zyrtarët iranianë dhe Ministria e Jashtme e Iranit e kanë hedhur poshtë akuzën, duke e quajtur atë si një përpjekje nga aparati i inteligjencës së regjimit sionist për të dëmtuar marrëdhëniet Teheran-Bruksel pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit duke kritikuar disa shtete evropiane për faktin se po mbështesin dhe strehojnë grupet terroriste dhe separatiste, deklaroi se strehimi i grupeve të tilla nuk është prej shembujve të lirisë politike. Hamid Baidinezhad, në faqen e tij në Twitter ka shkruar: “Për fat të keq shtetet evropiane përveç grupit terrorist MEK, janë shndërruar edhe në vendstrehim për grupet e tjera terroriste dhe separatiste të cilat po bëjnë përpjekje për ndarjen territoriale të Iranit”.