Irani kritikon standardet e dyfishta të Evropës në përballje me terrorizmin
Janar 11, 2019 06:26 Europe/Tirane
Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve kimike ka kritikuar Evropën për shkak të strehimit të grupeve terroriste dhe akuzimit të Iranit.
Ali’reza Xhahangiri, në faqen e tij në Twitter, sa i përket sanksioneve të reja të Evropës kundër Iranit ka thënë: Evropa e cila strehon grupet terroriste dhe atyre u ka lënë dorë të lirë që të kryejnë veprime të jashtëligjshme, ndërmerr masa kundër Iranit në bazë të hipotezave. Ditën e martë për herë të parë pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore në vitin 2016, Evropa duke u mbështetur në disa pretendime të Danimarkës ka vendosur sanksione kundër Iranit.
Tags