Së shpejti përurohet sistemi i ri kundër ajror i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84776-së_shpejti_përurohet_sistemi_i_ri_kundër_ajror_i_iranit
Shefi për koordinim i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për përurimin e sistemit të ri kundërajror me qëllim të mbrojtjes së hapësirës qiellore të Iranit deri në mars të fitit të 2019.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 13, 2019 11:37 Europe/Tirane
  • Së shpejti përurohet sistemi i ri kundër ajror i Iranit

Shefi për koordinim i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për përurimin e sistemit të ri kundërajror me qëllim të mbrojtjes së hapësirës qiellore të Iranit deri në mars të fitit të 2019.

Gjeneral Habib Sajari, shefi për koordinim i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, deklaroi: "Sistemi i ri kundërajror i cili është projektuar dhe prodhuar nga ekspertët e forcave të mbrojtjes së Iranit dhe është tërësisht prodhim vendor dhe tani po kalon fazën e fundit të finalizimit".

Gjeneral Sajari shtoi: Sistemi i ri kundër ajror i cili quhet "Bavar 373" ka rreze të larta veprimi dhe mund të shkatërroj objektivat e caktuara me një precizitet dhe shpejtësi të lartë. Sa i përket aftësisë së këtij sistemi të ri kundër ajror "Bavar 373" në krahasim me sistemet e huaja, aftësia e këtij sistemi është e barabartë me aftësitë e sistemeve të huaja".