Së shpejti përurohet sistemi i ri kundër ajror i Iranit
Shefi për koordinim i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për përurimin e sistemit të ri kundërajror me qëllim të mbrojtjes së hapësirës qiellore të Iranit deri në mars të fitit të 2019.
Gjeneral Habib Sajari, shefi për koordinim i ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, deklaroi: "Sistemi i ri kundërajror i cili është projektuar dhe prodhuar nga ekspertët e forcave të mbrojtjes së Iranit dhe është tërësisht prodhim vendor dhe tani po kalon fazën e fundit të finalizimit".
Gjeneral Sajari shtoi: Sistemi i ri kundër ajror i cili quhet "Bavar 373" ka rreze të larta veprimi dhe mund të shkatërroj objektivat e caktuara me një precizitet dhe shpejtësi të lartë. Sa i përket aftësisë së këtij sistemi të ri kundër ajror "Bavar 373" në krahasim me sistemet e huaja, aftësia e këtij sistemi është e barabartë me aftësitë e sistemeve të huaja".