Rrëzohet një aeroplan në afërsi të Teheranit, 15 persona vdesin
Zyra për informim publik e ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se sot në mëngjes një avionë transportues Boeing 707 që transportonte mish nga Bishkeku i Kirgizistanit, ka kryer një ulje urgjente në aeroportin Fat'h në provincën Alborz në perëndim të Teherani, por gjatë uljes ka pësuar aksident dhe është përfshirë nga zjarri.
Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Moxhteba Khaled, zëdhënësi i shërbimit emergjent të Iranit, ka thënë se në bord të këtij avioni transportues kanë qenë 16 persona, derisa vetëm inxhineri i fluturimit ka mbijetuar.
Në deklaratën e zyrës për informim të ushtrisë së Iranit thuhet se ky avion transportues pasi ka pësuar aksident me një mur në fund të pistës, është përfshirë nga flakët.