Amerika arreston realizuesen e programeve televizive të Press Tv
(last modified Wed, 16 Jan 2019 12:31:13 GMT )
Janar 16, 2019 13:31 Europe/Tirane
  • Amerika arreston realizuesen e programeve televizive të Press Tv

Policia e Amerikës ka arrestuar realizuesen e programeve televizive të kanalit Press Tv pa kumtuar kurrfarë akuze, ndërkohë që ajo kishte shkuar në Amerikë për të vizituar familjen e vet.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se znj. Marzije Hashemi, spikere dhe realizuese e programeve televizive të këtij kanali, që nga dita e diele po mbahet e arrestuar në kushte shumë të këqija në një burg në Uashington DC.

Thuhet se agjentët e policisë së Amerikës pas arrestimit të kësaj zonjë myslimane, i kanë hequr hixhabin islamik asaj dhe rrobat që i kanë dhënë asaj, nuk përbëjnë mbulesë të plotë.

Marzije në kontaktin e vetëm që ka bërë me familjen e saj, gjithashtu ka thënë se policët e burgut të Amerikës i kanë lidhur me zinxhir duart dhe këmbët e saj dhe asaj i kanë dhënë të hajë vetëm ushqim me mish derri, mirëpo ajo nuk ka pranuar të hajë ushqimin me mish derri dhe kështu është privuar edhe nga ushqimi i përshtatshëm.

Kanali televiziv Press Tv ka raportuar se znj. Marzije Hashemi e cila është me origjinë amerikane gjatë udhëtimeve të zakonshme të saj në Amerikës, gjithnjë është ankuar për keqtrajtimin e agjentëve të sigurisë amerikane sidomos në aeroportet e Amerikës, mirëpo deri më tani nuk është arrestuar asnjë herë në këtë formë.

Autoritetet e policisë dhe autoritetet e gjykatës së Amerikës edhe pas tre dite të arrestimit të Marzije Hashemi, akoma nuk kanë paraqitur kurrfarë akuze kundër saj dhe gjithashtu nuk kanë dhënë kurrfarë shpjegimi në lidhje me atë.

Tags