Ali Askeri: Spikerja e Press Tv duhet të lirohet sa më shpejtë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84858-ali_askeri_spikerja_e_press_tv_duhet_të_lirohet_sa_më_shpejtë
Kryetari i Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit ka dënuar veprimin e paligjshëm të Amerikës në arrestimin e realizueses dhe spikeres së kanalit televiziv Press Tv të Iranit dhe ka theksuar se Marzijeh Hashemi duhet të lirohet sa më shpejtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 16, 2019 11:03 Europe/Tirane
  • Ali Askeri: Spikerja e Press Tv duhet të lirohet sa më shpejtë

Kryetari i Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit ka dënuar veprimin e paligjshëm të Amerikës në arrestimin e realizueses dhe spikeres së kanalit televiziv Press Tv të Iranit dhe ka theksuar se Marzijeh Hashemi duhet të lirohet sa më shpejtë.

Policia e Amerikës ka arrestuar realizuesen e programeve televizive dhe spikeren e kanalit Press Tv pa kumtuar kurrfarë akuze, ndërkohë që ajo kishte shkuar në Amerikë për të vizituar familjen e vet.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Askeri, kryetari i Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në lidhje me arrestimin e paligjshëm të Marzijeh Hashemi në Amerikë, theksoi: "Marzijeh Hashemi kishte shkuar në Amerikë për të vizituar familjen e saj, por është arrestuar nga policia amerikane dhe është keqtrajtuar në mënyrë të dhunshme".

Ali Askeri shtoi: "Realizuesja e programeve televizive dhe spikerja e kanalit televiziv Press Tv është arrestuar në Amerikë vetëm për shkak të bindjeve të saj islame, liridashjes dhe për shkak të përkrahjes së Boshtit të Rezistencës".