Irani proteston kundër Polonisë për mbajtjen e një konference anti-iraniane
Ambasadori iranian në Varshavë ka prezantuar kundërshtimet e Republikës Islamike ndaj mbajtjes së një konference anti-iraniane dhe pasojave të çdo ndërprerjeje në marrëdhëniet historike dhe politike midis dy vendeve.
Masud Edrisi Kermanshahi, ambasadori i Iranit në Varshavë, u takua të mërkurën me kreun e Zyrës së Kryeministrit të Polonisë Anna Maria Anders, lidhur me implikimet e mbajtjes së samitit anti-Iran në Varshavë, duke thënë se Polonia nuk duhet t'u shërbejë interesave amerikane në mbajtjen e një takimi të tillë. Ana Maria Anders gjithashtu në këtë takim siguroi Iranin se ajo do të bëjë çmos për të parandaluar samitin anti-Iran. Të martën, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Poloni, prezantoi protestën e Teheranit për mbajtjen e një konference anti-Iran tek zëvendësministri i jashtëm i Polonisë.