Franca thekson mbi rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore
Qeveria franceze ka shprehur mbështetjen e saj për marrëveshjen bërthamore. Qeveria franceze përmes një deklarate ka theksuar angazhimin e saj për një qasje gjithëpërfshirëse sa i përket kësaj çështjeje.
Në këtë deklaratë, duke ju referuar raporteve të ANEA, marrëveshja bërthamore do të arrijë plotësisht qëllimet e saj dhe Franca mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj kësaj marrëveshje dhe deri në kohën që Irani respekton angazhimet e tij, do të mbështesë këtë marrëveshje. Në këtë deklaratë, Franca gjithashtu theksoi rëndësinë e heqjes së sanksioneve të Iranit në formën e një konsensusi dhe vendosmërinë për të mbrojtur tregtinë me Iranin, në përputhje me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si dhe me ligjet evropiane.