Ali Askari: Prezantuesja e Press Tv duhet të lirohet sa më shpejt
(last modified Thu, 17 Jan 2019 07:28:53 GMT )
Janar 17, 2019 08:28 Europe/Tirane
  • Ali Askari: Prezantuesja e Press Tv duhet të lirohet sa më shpejt

Drejtori i përgjithshëm i RTV të Republikës Islamike të Iranit (IRIB) pasi dënoi veprimin e fundit të Amerikës e cila ka arrestuar prezantuesen e kanalit televizivi iranian Press Tv theksoi se Marzie Hashemi duhet liruar sa më shpejt.

Abdul’ali Ali Askari, drejtori i përgjithshëm i radiotelevizionit shtetëror të Iranit, tha se Marzie Hashemi e cila ka shkuar në Amerikë për të takuar familjen e saj, është arrestuar nga policia dhe keqtrajtuar rëndë. Prezantuesja e Press Tv është arrestuar për shkak të bindjeve të saj islamike, liridashëse, revolucionare dhe për shkak se përkrah frontin e së drejtës dhe reziston përballë Amerikës, është arrestuar. Ali Askari përmendi sjelljen e dyfishtë të Amerikës kundrejt lirisë së shprehjes dhe tha: Sjellja e dyanshme është në themel të qeverisë amerikane e cila vlerëson ata persona që janë pro saj dhe ndëshkon ata persona që janë kundra asaj.

Tags