Kharazi: Vonesa e Evropës për të zbatuar SPV-në është e papranueshme
Kryetari i këshillit strategjik të marrëdhënieve të jashtme të Iranit deklaroi se vonesat e përsëritshme të Bashkimit Evropian për vendosjen në zbatim të mekanizmit financiar të veçantë për bashkëpunim me Iranit (SPV) me pretekst të paaftësisë për të ushtruar ndikim mbi kompanitë evropiane, janë të papranueshme.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kamal Kharazi të shtunën (sot) në takim me një delegacion italian që po qëndron në Teheran, deklaroi: "Nëse qeveritë evropiane e dinin se nuk mund të ushtronin ndikim mbi kompanitë e tyre, atëherë pse janë futur në negociata me Iranin?"
Kryetari i këshillit strategjik të marrëdhënieve të jashtme të Iranit theksoi: "Presidenti amerikan Donal Trump po synon dobësimin dhe shpërbërjen e Bashkimit Evropian dhe iniciativa e Amerikës për organizimin e konferencës anti-iraniane në Poloni, është vetëm përpjekje për të shtuar mosmarrëveshjet mes shteteve evropiane".
Duke thënë se Irani ka vërtetuar sinqeritetin e vet në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, Kamal Kharazi tha: "Vështrimi i opinionit publik të Iranit ndaj qasjes së Evropës rreth marrëveshjes bërthamore është bërë më shumë negativ dhe sot interesat e Evropës detyrojnë që të merren hapa serioz dhe praktikë ndaj marrëveshjes bërthamore. Dorëzimi i Evropës përball presioneve të Amerikës në këtë periudhë kohore do të bëhet shkak që Amerika në të ardhmen të ushtrojë më shumë presione mbi Evropën, ndërsa dështimi i marrëveshjes bërthamore do të ndikojë edhe mbi sigurinë e Evropës".