Irani prezanton radarin vendas pranë kufirit me Pakistanin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84943-irani_prezanton_radarin_vendas_pranë_kufirit_me_pakistanin
Irani ka prezantuar një radar të ndërtuar nga specialistët iranianë në qytetin Zahedan pranë kufirit me Pakistanin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 19, 2019 16:02 Europe/Tirane
  • Irani prezanton radarin vendas pranë kufirit me Pakistanin

Irani ka prezantuar një radar të ndërtuar nga specialistët iranianë në qytetin Zahedan pranë kufirit me Pakistanin.

Radari është prodhuar dhe operuar nga ekspertët në bazën e mbrojtjes Vahdat, e cila është përgjegjëse për ruajtjen e hapësirës ajrore të vendit nga kërcënimet e mundshme. Gjeneral brigade Alireza Sabahi-Fard, komandanti i bazës së mbrojtjes ajrore Khatam al-Enbija të Ushtrisë iraniane, i cili po kryente një inspektim të njësive të raketave dhe radarëve të bazuara në lindje të vendit, vlerësoi ndjeshmërinë e  mbikqyrjes elektronike si dhe nivelin e gatishmërisë së tyre operative kundër kërcënimeve të armiqve. Ky komandant tha se Republika Islamike po zgjeronte gamën dhe lartësinë e mbuluar nga radarët e saj, si dhe saktësinë e performancës së pajisjeve. Ai tha se Irani do të zbulojë së shpejti arritjet e tij në këtë fushë. Gjeneral brigade Alireza Sabahi-Fard ka thënë gjithashtu se ekspertët iranianë po zhvillonin radarë që do të ishin në gjendje të gjurmonin satelitët që udhëtonin në orbitat afër sipërfaqes së Tokës.