Zv/ministri i punëve të jashtme të Polonisë arrin në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84990-zv_ministri_i_punëve_të_jashtme_të_polonisë_arrin_në_teheran
Przemyslaw Lang, zv/ministri i punëve të jashtme të Polonisë ka arritur sot në Teheran për një vizitë zyrtare për t'u takuar me Sejed Abas Erakçi, zv/ministrin e punëve të jashtme të Iranit.  
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 21, 2019 12:33 Europe/Tirane
  • Zv/ministri i punëve të jashtme të Polonisë arrin në Teheran

Przemyslaw Lang, zv/ministri i punëve të jashtme të Polonisë ka arritur sot në Teheran për një vizitë zyrtare për t'u takuar me Sejed Abas Erakçi, zv/ministrin e punëve të jashtme të Iranit.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zv/ministri i punëve të jashtme të Polonisë ka arritur për vizitë në Teheran pasi Irani ka protestuar ndaj Polonisë për shkak të organizimit të konferencës anti-iraniane në Varshavë të Polonisë.

Maike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, në vazhdim të përpjekjeve të këtij vendit për të induktuar politikën iranofobiste, më 11 janar ka deklaruar se Uashingtoni ka ndërmend që më 13 dhe 14 shkurt të organizojë një konferencë në Varshavë të Polonisë me temë Iranin.  

Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, në reagim ndaj këtij vendimi të Uashingtonit, ka publikuar një mesazh në Tvitter ku ka thënë se ata të cilët kanë marrë pjesë në shfaqjen e fundit teatrale të Amerikës kundër Iranit, ose kanë vdekur ose kanë humbur nderin e vet dhe janë larguar nga skena.