Shamkhani: Irani nuk do të presë Evropën
Sekretari i këshillit suprem të sigurisë kombëtare të Iranit pasi theksoi faktin se Irani kurrë nuk do të jetë iniciator i shkeljes së marrëveshjes bërthamore, shtoi se nëse Evropa ka dyshime mbi pagimin e shpenzimeve të ruajtjes së marrëveshjes bërthamore, atëherë Irani nuk do të vazhdojë ta presë atë.
Ali Shamkhani në një intervistë revistën e studimeve të politikës së jashtme në Teheran ka thënë: Evropianët nuk duhet të presin që Irani të heqë dorë nga të drejtat dhe mundësitë e krijuara nga vënia në zbatim e marrëveshjes bërthamore. Kombi iranian i cili me zgjuarsi arriti të neutralizojë të gjitha sabotimet e Shtëpisë së Bardhë në 40 vitet e kaluara, edhe në këtë periudhë duke u mbështetur tek potencialet vendase do të bëjë të mundur dështimin et ë gjitha komploteve dhe planeve të Amerikës. Shamkhani ndër të tjera tha se zhvillimet aktuale në Azinë perëndimore dëshmojnë për faktin se krizat e sigurisë së regjimit sionist janë shtuar dhe shtoi se regjimi sionist nuk mund të fshehë dobësinë dhe shqetësimin e tij nga raketat e rezistencës. Shamkhani theksoi se politika e jashtme e Republikës Islamike të Iranit është e bazuar në krijimin e marrëdhënieve të mira dhe konstruktive me të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare mes tyre OKB.