Zarif: Amerika vazhdon të shkelë të drejtat e zezakëve
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka deklaruar se Amerika vazhdon të shkelë të drejtat e grave dhe burrave zezakë.
Muhamed Xhavad Zarif, në një mesazh të tij në Twitter pasi përmendi arrestimin e Marzie Hashemi në Amerikë, spikeruese e kanalit televiziv Press Tv, ka thënë: Qeveria amerikane duhet të përgjigjet se si është e mundur që Marzie Hashemi një gazetare dhe një nënë e madhe, qenka kaq shumë e rrezikshme saqë ajo duhet të qëndrojë e arrestuar në burg, deri në kohën kur ajo të japë dëshminë e saj në gjykatë. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ndër të tjera tha se 50 vjet pas vrasjes së Martin Luther King, liderit të lëvizjes për të drejtat civile të shtetasve afro-amerikanë, Amerika akoma shkel të drejtat e grave dhe burrave zezakë. FBI ka arrestuar gazetaren, producenten dhe spikeruesen e kanalit televiziv Press TV më datë 13 janar pa dhënë asnjë shpjegim mbi akuzën që rëndon mbi atë.