Ambasadori i Zvicrës thirret në Ministrinë e Jashtme të Iranit
(last modified Wed, 23 Jan 2019 07:58:11 GMT )
Janar 23, 2019 08:58 Europe/Tirane
  • Ambasadori i Zvicrës thirret në Ministrinë e Jashtme të Iranit

Ambasadori i zvicrës në Teheran, është thirrur në ministrinë e jashtme të Iranit në shenjë proteste ndaj arrestimit të Marzie Hashemi, gazetare e kanalit televiziv Press TV.

Irani ka thirrur ambasadorin zviceran në Teheran për të protestuar ndaj ndalimit të paligjshëm nga FBI të gazetares së Press Tv Marzie Hashemi, e cila kishte udhëtuar në SHBA për të vizituar familjen e saj. Në një takim të martën me të dërguarin zviceran, drejtori i përgjithshëm për Amerikën në Ministrinë e Jashtme të Iranit shprehu protestën e fortë të Republikës Islamike mbi prolongimin e burgimit të qytetarëve iranianë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Kasemi. Ai shtoi se zyrtari i Ministrisë së jashtme iraniane i dorëzoi një notë zyrtare ambasadorit zviceran në shenjë proteste ndaj ndalimit të gazetares së Press TV në SHBA dhe sjelljes çnjerëzore dhe diskriminuese ndaj saj dhe kërkoi lirimin e saj "të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar". Më 18 janar gjykata në Uashington ka konfirmuar arrestimin pa asnjë akuzë të Marzie Hashemi gazetare e televizionit iranian Press TV dhe ka pretenduar se është çelësi kyç i një dosje të panjohur. Sipas njoftimit të kësaj gjykate, që është lëshuar me urdhër të gjykatësit Beryl Howell, gazetarja Marzie Hashemi nuk ka kryer asnjë krim. Autoritetet amerikane kanë deklaruar se Marzie Hashemi deri tani është thirrur 2 herë për hetime në gjykatën rajonale të Uashingtonit dhe pas pohimeve të saj është liruar. Megjithatë deri tani nuk është dhënë asnjë afat për datën e lirimit të gazetares së Press Tv. Në bazë të një ligji në Amerikë, policia amerikane mund të arrestojë një person pa pasur asnjë akuzë kundër tij por vetëm duke u mbështetur në termin çelësi kyç për një dosje të caktuar. Marzie Hashemi, gazetare, spikeruese dhe producente e filmave dokumentarë të Press Tv është arrestuar ditën e dielë në aeroportin ST. Louis nga policia federale FBI. Kanali televiziv Press Tv ka raportuar se znj. Marzie Hashemi e cila është me origjinë amerikane gjatë udhëtimeve të zakonshme të saj në Amerikës, gjithnjë është ankuar për keqtrajtimin e agjentëve të sigurisë amerikane sidomos në aeroportet e Amerikës, mirëpo deri më tani nuk është arrestuar asnjë herë në këtë formë. Autoritetet e policisë dhe autoritetet e gjykatës së Amerikës edhe pas tre dite të arrestimit të Marzie Hashemi, akoma nuk kanë paraqitur kurrfarë akuze kundër saj dhe gjithashtu nuk kanë dhënë kurrfarë shpjegimi në lidhje me atë.

 


 

Tags