Marzie Hashemi: FBI me mua është sjellë si të isha skllave
(last modified Sat, 26 Jan 2019 08:46:35 GMT )
Janar 26, 2019 09:46 Europe/Tirane
  • Marzie Hashemi: FBI me mua është sjellë si të isha skllave

Spikeruesja e kanalit televiziv iranian në gjuhën angleze Press TV, dy ditë pas lirimit të saj nga burgu në një intervistë për kanalin televiziv Rusia Today ka thënë se agjentët e FBI-së me atë janë sjellë sikur ajo të ishte një skllave.

Marzie Hashemi deklaroi se agjentët e FBI nuk kanë respektuar aspak të drejtat e saj dhe brenda burgut nuk ka pasur as të drejtat më minimale të një njeriut. Ndër të tjera spikeruesja e Press TV tha se brenda burgut ajo është fotografuar shumë herë, si dhe shumë herë i janë marrë kampione për testet e ADN-së. Marzie Hashemi është liruar pas 11 ditë burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse ndaj saj nuk rëndonte asnjë akuzë. Zyra për ruajtjen e interesave të Iranit në Amerikë ka njoftuar se gazetarja e kanalit televiziv Press TV është liruar nga burgu. Kjo zyrë tha se spikeruesja e kanalit televiziv Press TV, është liruar nga burgu pas 11 ditësh. Zyra për ruajtjen e interesave të Iranit në Uashington që në ditët e para të arrestimit të Marzie Hashemi ka ndjekur këtë çështje ligjërisht nëpërmjet organeve përkatëse. Sipas autoriteteve gjyqësore në Amerikë, Marzie Hashemi nuk ka kryer asnjë shkelje dhe ndaj saj nuk rëndon asnjë akuzë por ajo është arrestuar vetëm për arsye se është dëshmitare për një proces gjyqësor. Ajo parashikohej të lirohej nga burgu pas dhënies së dëshmisë në gjykatë ditën e enjte.

Tags