Nis punimet takimi i komitetit të përbashkët Iran-Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85163-nis_punimet_takimi_i_komitetit_të_përbashkët_iran_siri
Në Damask të Sirisë ka nisur punimet takimi i 14-të i komitetit të përbashkët teknik të Iranit dhe Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 27, 2019 06:06 Europe/Tirane
  • Nis punimet takimi i komitetit të përbashkët Iran-Siri

Në Damask të Sirisë ka nisur punimet takimi i 14-të i komitetit të përbashkët teknik të Iranit dhe Sirisë.

Zv/ministri i infrastrukturës dhe urbanistikës së Iranit në ceremoninë e hapjes së punimeve të këtij takimi shpresoi se të dy palët do të arrijnë progrese në marrëveshjet dypalëshe që do të garantojnë interesat e kombit iranian dhe atij sirian. Amir Amini shpjegoi se Irani ashtu siç ka ndihmuar Sirinë në mposhtjen dhe zhdukjen e terrorizmit nga Siria do të ndihmojë këtë vend edhe në procesin e rindërtimit. Suraja Adelbi, zv/kryetare e institutit programues dhe të bashkëpunimeve ndërkombëtarë të Sirisë në këtë takim ka thënë: Damasku shpreson tek marrëdhëniet e fuqishme ekonomike me Iranin. Bashkëpunimi dypalësh mes Iranit dhe Sirisë ka rezultuar me nënshkrimin e një marrëveshje të përbashkët bashkëpunimi ekonomik në vitin 2015 si dhe disa marrëveshje në sektorin e bujqësisë, naftës dhe hapjes së linjës së shkëmbimeve financiare Teheran-Damask.