Eragçi: Agjencia të ruajë pavarësinë e saj
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet politike, në takimin që pati me drejtorin e përgjithshëm të ANEA në Vjenë, nga Jokia Amano kërkoi të ruajtje paanshmërinë dhe pavarësinë e kësaj agjencie përballë presioneve ndaj disa forcave destruktive brenda këtij institucioni.
Sejed Abas Eragçi, në këtë takim shpresoi që BE të arrijë të vendosë balancën e humbur mes zotimeve dhe favoreve të dala nga marrëveshja bërthamore sepse e kundërta e bën të pamundur mundësinë që Irani të vazhdojë të zbatojë angazhimet dhe zotimet e tij. Nga ana e tij Jokia Amano drejtori i përgjithshëm i ANEA, shprehu kënaqësinë nga niveli i bashkëpunimeve mes ANEA dhe Iranit në zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe shpresoi vazhdimin e kësaj rrjedhe. ANEA deri tani në 13 raportet e saj ka konfirmuar zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit. Ditën e hënë zv/ministri i jashtëm i Iranit u takua edhe me ministrin e jashtëm të Austrisë Karin Kneissl ku shprehu falënderimet ndaj mbështetjes së Austrisë për marrëveshjen bërthamore dhe shpresoi për vënien sa më shpejt në funksion të sistemit SPV i nevojshëm për transaksionet monetare mes Iranit dhe BE. Në takim me Jokia Amano, zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit diskutoi mbi situatën e bashkëpunimit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar për konsulta politike me autoritetet e Austrisë, Sllovakisë dhe Bullgarisë. Vizita e zv/shefit të diplomacisë iraniane në disa vende të botës bëhet në kohën kur është dhënë lajmi për hapjen e mekanizmit SPV pas disa ditësh. SPV është një sistem i iniciuar nga vendet evropiane kryesisht nga Franca, Gjermania dhe Britania për zgjidhjen e shkëmbimeve financiare me Iranin pas vendosjes së sanksioneve të njëanshme të Amerikës kundër Iranit.