4 ishujt në Gjirin Persik janë pjesë integrale e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85272-4_ishujt_në_gjirin_persik_janë_pjesë_integrale_e_iranit
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), deklaroi se katër ishujt që shtrihen afër ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik janë një pjesë integrale e territorit të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 30, 2019 16:52 Europe/Tirane
  • 4 ishujt në Gjirin Persik janë pjesë integrale e Iranit

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC), deklaroi se katër ishujt që shtrihen afër ngushticës së Hormuzit në Gjirin Persik janë një pjesë integrale e territorit të Iranit.

Gjeneral major Muhamed Ali Xhafari e bëri këtë deklaratë gjatë një vizite në rajonin Naziat në Iranin jugor, ku ndodhen katër ishujt  Ebu Musa, Tonbi i Madh, Tonbi i Vogël dhe Siri, njoftoi të mërkurën agjencia e lajmeve Tasnim. Emiratet e Bashkuara Arabe pretendojnë për pronësinë e tyre mbi këta ishuj, ndërsa Republika Islamike e Iranit kundërshton rreptësisht këto pretendime. "Armiqtë tanë duhet ta dinë se këta ishuj janë një pjesë e pandashme e Iranit islamik dhe se të gjitha forcat tona qëndrojnë të gatshme për të mbrojtur çdo pëllëmbë të territorit iranian", tha gjeneral major Xhafari. Komandanti përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit tha se provokimet e fqinjëve të Iranit nga ana e fuqive jashtë-rajonale janë një mjet për të krijuar përçarje midis shteteve të rajonit, por ky komplot nuk do të çonte askund.