Marzie Hashemi arrin në Teheran
(last modified Thu, 31 Jan 2019 07:52:50 GMT )
Janar 31, 2019 08:52 Europe/Tirane
  • Marzie Hashemi arrin në Teheran

Gazetarja e kanalit televiziv iranian Press TV, e cila ka qëndruar e arrestuar në Shteteve të Bashkuara të Amerikës për 11 ditë me radhë, dje është pritur në aeroportin Imam Khomeini (ra) nga funksionarë dhe aktivistë të mediave.

Me të arritur në aeroportin imam Khomeini(ra), gazetarja Marzie Hashemi tha: Shkaku i arrestimit të saj në Amerikë është armiqësia e këtij vendi me Iranin. Pas arrestimit në Amerikë kam kuptuar se sa e rëndësishme është Republika Islamike e Iranit për qeverinë amerikane, pasi ajo është e shqetësuar na 40 vjetori i fitores së revolucionit islamik në Iran, tha në fjalën e saj Marzie Hashemi. Gazetarja e kanalit Press TV ndër të tjera tha se kombi iranian po ecën në një rrugë të drejtë dhe uroi që Zoti të ruajë liderin suprem të revolucionit islamik. nëse jeni jashtë vendit atëherë e kuptoni vlerën e liderit, atdheut dhe republikës islamike të Iranit. Marzie Hashemi pa asnjë shkak u arrestua më 13 janar në aeroportin St. Louis të Amerikës dhe është mbajtur në një prej burgjeve të FBI në Uashington. Ajo u lira pas presionit të gjerë të medias dhe opinionit publik të botës, pas 11 ditë burgim.

 

 

Tags