Rëndësia e bashkëpunimit me Iranin për Bashkimin Evropian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85320-rëndësia_e_bashkëpunimit_me_iranin_për_bashkimin_evropian
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara ka konsideruar vazhdimin e bashkëpunimit me Iranin një çështje të rëndësishme për Bashkimin Evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2019 15:31 Europe/Tirane
  • Rëndësia e bashkëpunimit me Iranin për Bashkimin Evropian

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara ka konsideruar vazhdimin e bashkëpunimit me Iranin një çështje të rëndësishme për Bashkimin Evropian.

David O'Sullivan, në një intervistë me rrjetin e PBS me bazë në SHBA tha se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore dhe agjencitë e inteligjencës amerikane i janë referuar kësaj në raportet e tyre të ndryshme. Duke iu referuar mekanizmit të veçantë financiar të quajtur INSTEX, O'Sullivan tha se Irani pritet të përfitoj nga ky sistem në aktivitete tregtare dhe ekonomike në pajtim me marrëveshjen bërthamore. Edhe shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini ka mirëpritur hapjen e instrumentit të mbështetjes së shkëmbimeve tregtare, ose INSTEX, që është ngritur nga Franca, Gjermania dhe Britania për të lehtësuar tregtinë globale me Iranin.