Irani ndër pesë vendet e para në botë në industrinë e mbrojtjes
(last modified Sat, 02 Feb 2019 07:08:18 GMT )
Shkurt 02, 2019 08:08 Europe/Tirane
  • Irani ndër pesë vendet e para në botë në industrinë e mbrojtjes

Këshilltari i ministrit të mbrojtjes së RII ka thënë: "Republika Islamike e Iranit në fushën e industrisë së mbrojtjes është ndër pesë vendet e para në botë".

Gjeneral Mohamed Azizi Delshad, të premten mbrëma në një intervistë me kanalin 1 të RII ka deklaruar: RII në sektorin e ndërtimit të dronëve me përdorimin e potencialeve vendore, ka zënë vendin e tretë. Gjeneral Azizi Delshad, duke theksuar se forcat e armatosura të Iranit kanë aftësi të mëdha në fushën e pajisjeve dhe programeve të industrisë së mbrojtjes, ka shtuar: Ka shumë ndryshime në industrinë e mbrojtjes iraniane në raketa me rreze të shkurtëra të tilla si Cruis, ajër-ajër, tokë-ajër,  dhe det-ajër. Lideri suprem i RII Ajetollah Khamenei më 31 gusht 2016 gjatë një takimi me ministrin, zyrtarë, studiues dhe pjesëtarë të Ministrisë së mbrojtjes, rritjen e aftësisë mbrojtëse dhe sulmuese të Iranit e ka quajtur të drejtë të RII.

 

Tags