Gjeneral Selami: Ndërprerja e kapacitetit raketor të Iranit, e pamundur
Zv/komandanti I përgjithshëm i gardës revolucionare tha se fuqia mbrojtëse raketore e Iranit sot nuk përballet me asnjë pengesë dhe zhvillimi i fuqisë raketore të Iranit nuk mund të ndërpritet kurrë.
Gjeneral Husein Selami, në një intervistë për kanalin 2 të RTV të Republikës Islamike të Iranit (IRIB) tha se zhvillimi i fuqisë raketore të Iranit ka karakter preventuese dhe mbrojtës. Sa i përket polemikave të fundit të palës evropiane lidhur me programin raketor të Iranit ka thënë: Kapaciteti raketor i Iranit është pjesë e fuqisë legjitime mbrojtëse dhe të sigurisë kombëtare që bazohet në doktrinën preventuese. Nëse evropianët apo palë të tjera me anë të një komploti synojnë eliminimin e fuqisë raketore të Iranit, Irani do të detyrohet të ndryshojë strategjinë e tij. gjeneral Selami tha se fuqia raketore e Iranit është në shërbim të sigurisë së rajonit dhe këshilloi perëndimorët që të mos bëjnë asnjë kërkesë mbi çështjen raketore të Iranit. Sa i përket kontributit të Iranit në luftën kundër terrorizmit, gjeneral Selami tha: Nëse Irani nuk do të luftonte terrorizmin, sot Evropa do të terrorizohej nga pasiguria.