Amiral: Sajari: Strategjia mbrojtëse e Iranit, është ngritja e kapacitetit parandalues
Shefi i zyrës për koordinim të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se strategjia mbrojtëse e Iranit është ngritja e kapacitetit parandalues.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se admiral Habibullah Sajari, shefi i zyrës për koordinim të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, në një prononcim për media, deklaroi: "Iran ngrit kapacitetin e vet parandalues deri në atë nivel sa që asnjë armik të mos mund të sulmojë këtë vend".
Admiral Sajari gjithashtu duke folur për sanksionet e Amerikës kundër Iranit, tha: "Irani pavarësisht sanksioneve të padrejta të armiqve, në sferën e mbrojtjes ka shënuar një progres të madh dhe forcat e armatosura të Iranit gëzojnë gatishmërinë e plotë për t'u përballur me çfarëdo kërcënim të armiqve".