Irani në mesin e pesë fuqive të mëdha në prodhimin e dronëve
Komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit është në mesin e pesë fuqive të mëdha të botës në prodhimin e dronëve luftarakë.
Gjeneral Aziz Nasirzade, komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Iranit, të hënën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha: "Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit dronët që përdorin i prodhojnë plotësisht me kapacitetet vendore dhe duke shfrytëzuar ekspertët e brendshëm".
Gjeneral Nasirzade duke thënë se të gjitha sukseset e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë arritur në rrethanat e sanksioneve dhe të kërcënimeve dhe shtoi: "Sanksionet nuk kanë ushtruar kurrfarë ndikimi mbi forcat ajrore të Iranit dhe këto forca përbëjnë njërën prej fuqive më të mëdha ajrore të rajonit".