Irani në mesin e pesë fuqive të mëdha në prodhimin e dronëve
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85404-irani_në_mesin_e_pesë_fuqive_të_mëdha_në_prodhimin_e_dronëve
Komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit është në mesin e pesë fuqive të mëdha të botës në prodhimin e dronëve luftarakë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 04, 2019 12:41 Europe/Tirane
  • Irani në mesin e pesë fuqive të mëdha në prodhimin e dronëve

Komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit është në mesin e pesë fuqive të mëdha të botës në prodhimin e dronëve luftarakë.

Gjeneral Aziz Nasirzade, komandanti i forcave ajrore të ushtrisë së Iranit, të hënën në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha: "Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit dronët që përdorin i prodhojnë plotësisht me kapacitetet vendore dhe duke shfrytëzuar ekspertët e brendshëm".

Gjeneral Nasirzade duke thënë se të gjitha sukseset e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit janë arritur në rrethanat e sanksioneve dhe të kërcënimeve dhe shtoi: "Sanksionet nuk kanë ushtruar kurrfarë ndikimi mbi forcat ajrore të Iranit dhe këto forca përbëjnë njërën prej fuqive më të mëdha ajrore të rajonit".