Me miliona iranianë mblidhen për të festuar 22 Bahmanin
22 Bahmani që përkon me (11 shkurtin) është përvjetori i 40-të i fitores së revolucionit islamik. Sot në të gjithë Iranin, organizohen marshime për festën e fitores së revolucionit islamik.
Festimet organizohen në mëse 1 mijë qytet dhe 10 mijë fshatra në të gjithë Iranin islamik. Marshi madhështor që organizohet në Teheran nis në orën 09:30 sipas orës lokale dhe nis me leximin e Kuranit dhe më pas me himnin kombëtar të Republikës Islamike të Iranit në prani të familjeve të martirëve, invalidëve, popullit dhe funksionarëve të lartë. Fjalimi i ceremonisë së 40 vjetorit të fitores së revolucionit islamik do të mbahet nga presidenti Hasan Ruhani. Marshi madhështor i fitores së revolucionit islamik do të shoqërohet me lëshimin e luleve nga helikopterët e ushtrisë dhe më pas me një paradë ushtarake të forcave të armatosura. Marshi madhështor do të transmetohet direk nga mëse 6 mijë e 500 gazetarë vendas e të huaj. Për pjesëmarrje në këtë ceremoni janë ftuar edhe 200 të ftuar të huaj kryesisht personalitete politike, fetare, sportive dhe universitare si dhe përfaqësues të mediave të huaja.