CNN: Irani nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë Shteteve të Bashkuara
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85637-cnn_irani_nuk_ka_ndërmend_të_dorëzohet_përballë_shteteve_të_bashkuara
Rrjeti amerikan CNN, duke mbuluar manifestimin e ceremonisë së marshimit të 22 Bahmanit në Teheran, theksoi se Irani nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë Shteteve të Bashkuara.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 11, 2019 19:14 Europe/Tirane
  • CNN: Irani nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë Shteteve të Bashkuara

Rrjeti amerikan CNN, duke mbuluar manifestimin e ceremonisë së marshimit të 22 Bahmanit në Teheran, theksoi se Irani nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë Shteteve të Bashkuara.

Rrjeti televiziv amerikan, duke shpallur në titujt e lajmeve titullin "40 vjetori i Revolucionit Islamik të Iranit", raportoi: Irani ka vazhduar të tregojë se nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë Shteteve të Bashkuara dhe presioneve ndërkombëtare". CNN shtoi: " Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajetollah Khamenei, të premten e quajti regjimin amerikan si mishërim i së keqes, dhunës, krizës dhe luftës duke thënë: 'Për të sqaruar mendjet e zyrtarëve amerikanë, ne theksojmë se nuk kemi asgjë me popullin amerikan dhe se slogani vdekje Amerikës nënkupton vdekjen e sundimtarëve amerikanë që në këtë periudhë janë Trump, Bolton dhe Pompeo". 6,500 gazetarë dhe fotoreporterë, mbi 300 prej të cilëve janë të huaj, po mbulojnë ceremonitë për përkujtimin e 40 vjetorit të fitores së lavdishme të Revolucionit Islamik.