Irani i përcjell mesazh të fortë SHBA-së
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85646-irani_i_përcjell_mesazh_të_fortë_shba_së
Kanali Al-Mayadeen, i cili për disa ditë i dedikon një edicion të veçantë kremtimit të 40 vjetorit të revolucionit islamik në Iran, ka transmetuar drejtpërdrejt marshimin e madh popullor të këtij 11 shkurti në Teheran.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 11, 2019 19:20 Europe/Tirane
  • Irani i përcjell mesazh të fortë SHBA-së

Kanali Al-Mayadeen, i cili për disa ditë i dedikon një edicion të veçantë kremtimit të 40 vjetorit të revolucionit islamik në Iran, ka transmetuar drejtpërdrejt marshimin e madh popullor të këtij 11 shkurti në Teheran.

Në raportin e tij, ky kanal televiziv libanez theksoi: "Mijëra iranianë u mblodhën në Teheran, në Sheshin Azadi (Liria), dhe miliona të tjerë në mbarë Iranin gjatë të hënës në mëngjes. Njerëzit nga të gjitha sferat e jetës dolën në rrugë për të hedhur slogane kundër Shteteve të Bashkuara. Me sa duket, është në ADN-në e iranianëve për t'i sfiduar armiqtë e tyre kur kërcënohen". Associated Press shkroi në një raport të titulluar "Iranianët festojnë Ditën e Fitores së Revolucionit 1979": "Njerëzit marshuan në Teheran dhe qytete të tjera iraniane për të festuar ditën e 40 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik në këtë vend". Agjencia amerikane e lajmeve pastaj vuri në dukje demonstrimin e raketave të Republikës Islamike të Iranit në margjinat e marshimit të Teheranit dhe shkroi: "Pranë sloganeve  'vdekje Amerikës dhe vdekje Izraeliy, marshimi popullor i të hënës ishte gjithashtu një arenë për të shfaqur raketat balistike të Iranit". Duke mbuluar tubimin e 22 Bahmanit dhe 40 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, agjencia Reuters theksoi tekstin e një parulle, ku thuhej: " Shtetet e Bashkuara le të plasin nga marazi, Revolucioni Islamik i Iranit feston 40 vjetorin e lindjes". Agjencia franceze e lajmeve France-Presse gjithashtu raportoi për pjesëmarrjen masive të iranianëve në tubimin e 22 Bahmanit dhe shfaqjen e raketave të Iranit në rrugët e Teheranit dhe shkroi: "Pavarësisht shiut, mijëra njerëz mbërritën në rrugët e Teheranit dhe qyteteve të tjera iraniane të hënën në ceremoninë e 40 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik". Gazeta amerikane The Jewish Press, me qendër në Nju Jork, dështoi të injoronte festimet e 11 shkurtit në Iran, të cilat i përshkruan si "provokime ndaj Shteteve të Bashkuara" në një artikull që thekson se marshimet u zhvilluan në "më shumë se 1,000 qytete dhe 10,000 fshatra në Iran, pavarësisht nga i ftohti i dimrit, shirave dhe borës". Rrjeti televiziv amerikan CNN, duke shpallur në titujt e lajmeve titullin "40 vjetori i Revolucionit Islamik të Iranit", raportoi: Irani ka vazhduar të tregojë se nuk ka ndërmend të dorëzohet përballë Shteteve të Bashkuara dhe presioneve ndërkombëtare". 6,500 gazetarë dhe fotoreporterë, mbi 300 prej të cilëve janë të huaj, po mbulojnë ceremonitë për përkujtimin e 40 vjetorit të fitores së lavdishme të Revolucionit Islamik.