Takimi i Varshavës do të dështojë të minojë fuqinë e Iranit
Komandanti i lartë ushtarak i Iranit thotë se takimi armiqësor anti-Iran i organizuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Polonia në Varshavë do të dështojë të minojë fuqinë e Republikës Islamike.
Gjeneral Mohamed Bakeri, ka kritikuar takimin që do të hapet në kryeqytetin polak të mërkurën, duke e quajtur atë si "të parëndësishëm" dhe "të pavlerë". Bakeri tha se Polonia kishte premtuar se takimi i ashtuquajtur i sigurisë në Lindjen e Mesme nuk do të përfshinte asnjë diskutim anti-Iran. "Pavarësisht edhe nëse nuk thuhet ndonjë gjë kundër Iranit gjatë takimit të Varshavës, ai do të dështojë të ndikojë në politikën dhe pushtetin e Republikës Islamike", tha gjenerali iranian. "Ne do të presim dhe do të shohim nëse zyrtarët polakë do t'i përmbahen fjalës së tyre," tha ai. Mbledhja ndërkombëtare do të mbahet më 13 dhe 14 shkurt si pjesë e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të rritur presionin mbi Iranin globalisht. Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se takimi do të "përqendrohet në stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe paqen, lirinë dhe sigurinë në këtë rajon dhe përfshin një element të rëndësishëm për të siguruar që Irani të mos ketë një ndikim destabilizues".