Kasemi: Deklarata përfundimtare e samitit të Varshëves, dëshmon dështimin e saj
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85736-kasemi_deklarata_përfundimtare_e_samitit_të_varshëves_dëshmon_dështimin_e_saj
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se pavarësisht përpjekjeve të gjera të Uashingtonit për të krijuar një koalicion të ri kundër Iranit në samitin anti-iranian të Varshavës, deklarata përfundimtare e këtij samiti të dështuar u shndërruar në një dokument pavlefshëm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 15, 2019 15:52 Europe/Tirane
  • Kasemi: Deklarata përfundimtare e samitit të Varshëves, dëshmon dështimin e saj

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se pavarësisht përpjekjeve të gjera të Uashingtonit për të krijuar një koalicion të ri kundër Iranit në samitin anti-iranian të Varshavës, deklarata përfundimtare e këtij samiti të dështuar u shndërruar në një dokument pavlefshëm.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të enjten në mbrëmje në reagim ndaj deklaratës përfundimtare të samitit të Varshavës, deklaroi se deklarata përfundimtare e këtij samiti nuk ka kurrfarë vlere dhe kredibiliteti.

Kasemi theksoi: “Samiti i ashtuquajtur “Paqja dhe siguria në Lindjen e Mesme” si mund të jetë i suksesshëm kur në atë nuk kanë marrë pjesë faktorët kryesor të rajonit si Irani, Turqia, Libani, Siria, Iraku dhe Palestina dhe as shtete të tjera të fuqishme si Kina dhe Rusia dhe as shtetet evropiane dhe joevropiane apo kanë marrë pjesë me diplomatë të nivelit shumë të ulët”.

Bahram Kasemi shtoi: “Sjellja e sekretarit amerikan të shtetit dhe e zv/presidentit amerikan në fjalimet e tyre dhe insistimi i tyre mbi Evropën që të dalë nga marrëveshja bërthamore, tregojnë më së miri dështimin dhe paaftësinë e Amerikës në realizimin e qëllimeve të saj në samitin e Varshavës”.

“Amerika me politikat e saj hipokrite duke krijuar tensioneve dhe duke mbështetur terrorizmin dhe konfliktet dhe armiqësitë mes popujve të rajonit, vetëm ka shtuar pasigurinë, destabilitetin, varfërinë, luftën dhe ekstremizmin”,- theksoi ndër të tjera zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.