Gjeneral Bagheri: Lëvizjet qyqare të armikut nuk do të mbesin pa përgjigje
Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit duke folur për sulmin terrorist të kryer në provincën Sistan dhe Baluçistan në juglindje të Iranit, theksoi se veprimet qyqare të armiqve nuk do të mbesin pa përgjigje.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Bagheri, shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, ditën e hënë duke thënë se grupi terrorist "Xhejshul-Adl" është i vendosur në Pakistan ku po trajnohet dhe organizohet dhe po financohet me paratë e Arabisë Saudite Emirateve të Bashkuara, theksoi: "Këto veprime të dhunshme nuk do të kalojnë të qeta dhe pa përgjigje nga zjarri i irritimit të popullit të Iranit".
Gjeneral Bagheri duke theksuar se askush nuk ka guximin të kryej agresion dhe kërcënim ushtarak ndaj Iranit, shtoi: "Shtetet arrogante duke shfrytëzuar grupet servile dhe mercenare dhe shtetet servile në rajoni, po synon ta vendosë nën presion Iranin, mirëpo do të dështojnë përpjekjet e tyre".