Unilateralizmi i SHBA nuk mund të dëmtojë Iranin dhe Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85894-unilateralizmi_i_shba_nuk_mund_të_dëmtojë_iranin_dhe_kinën
Në Pekin, kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani ka thënë se politikat armiqësore e të njëanshme të Amerikës, duke përfshirë imponimin e sanksioneve dhe tarifave të tregtisë kundër vendeve të tjera, nuk do të dëmtojnë vendet e tjera, përfshirë Iranin dhe Kinën. Larixhani tha se unilateralizmi i paskrupullt nuk është i pranueshëm për popujt e botës, sidomos Iranin dhe Kinën, në shekullin e 21-të.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2019 16:42 Europe/Tirane
  • Unilateralizmi i SHBA nuk mund të dëmtojë Iranin dhe Kinën

Në Pekin, kryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Larixhani ka thënë se politikat armiqësore e të njëanshme të Amerikës, duke përfshirë imponimin e sanksioneve dhe tarifave të tregtisë kundër vendeve të tjera, nuk do të dëmtojnë vendet e tjera, përfshirë Iranin dhe Kinën. Larixhani tha se unilateralizmi i paskrupullt nuk është i pranueshëm për popujt e botës, sidomos Iranin dhe Kinën, në shekullin e 21-të.

"Shtetet e Bashkuara kanë miratuar një qëndrim armiqësor ndaj kombeve të tjera, në formën e mekanizmave të ndryshëm ekonomikë, si vendosja e sanksioneve të njëanshme, të paligjshme dhe jashtë territoriale, ose tarifat që godasin eksportet e vendeve të tjera, në përpjekje për të dëmtuar ato kombe. Kjo përfshin popujt e civilizuar kinez dhe iranian, por kjo politikë e SHBA nuk do të ketë sukses," shtoi ai. Larixhani u prit sot në Pekin nga Presidenti kinez Xi Jienping ku të dyja palët shprehën vullnetin e tyre për zgjerimin e marrëdhënieve të vjetra e miqësore Teheran-Pekin.