Arrestohen dy grupe terroristësh në perëndim të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85934-arrestohen_dy_grupe_terroristësh_në_perëndim_të_iranit
Ministria iranian e informacionit ka deklaruar se 2 grupe terroristësh të varur nga ISIS janë zbuluar dhe arrestuar në provincën Kurdistan në perëndim të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 22, 2019 09:27 Europe/Tirane
  • Arrestohen dy grupe terroristësh në perëndim të Iranit

Ministria iranian e informacionit ka deklaruar se 2 grupe terroristësh të varur nga ISIS janë zbuluar dhe arrestuar në provincën Kurdistan në perëndim të Iranit.

Sipas deklaratës së nxjerrë nga ministria iraniane e informacionit, 13 persona të varur nga grupi terrorist ISIS dhe që kishin formuar dy grupe terroriste synon të kryenin atentate me bomba kundër qytetarëve të thjeshtë dhe klerikëve sunitë të Iranit. Këta persona janë arrestuar pas një operacioni të forcave të rendit në provincën Kurdistan. Disa prej këtyre terroristëve janë trajnuar jashtë Iranit dhe duke marrë udhëzime nga grupi terrorist ISIS, kishin për qëllim të kryenin akte terroriste brenda në Iran. Në operacionin për kapjen e tyre janë zbuluar bomba me telekomandë, armë dhe municione.